Lihen në masën e “arrestit në burg” dy të arrestuarit e akuzuar për veprat penale të “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Dy shtetasit Selam Hyka dhe Marsel Baçi kanë dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest në burg, çka u pranua edhe nga ana e Gjykatës.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të nënës së 16 vjeçares, e cila prej kohësh është prostituuar nga dy të arrestuarit.
Njoftimi i Gjykatës: Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.
1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.
2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.
Top Channel