Denis Mekolli, avokati mbrojtës i Selam Hykës, një nga të arrestuarit për abuzim seksual ndaj një 16-vjeçareje në Korçë, ka folur për mediat, pasi të akuzuarit u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata.
Sipas avokatit, nuk rezulton në asnjë moment që ka patur dhunë fizikë apo psikologjie ndaj të mitrës dhe se ky është fakt i vërtetuar.
“Me provat që kemi parë deri në këto moment, nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm sepse vepra penale që akuzohet i mbrojturi prej meje, shikohet në disa pikëpamje. E para është që edhe nëse ka ndodhur ngjarja, të provojë dhunën.
S’rezulton në asnjë moment që të ketë patur dhunë apo elementë të saj, si fizikë dhe psikologjikë. Kjo është e vërtetuar dhe me aktet deri në këtë moment. Nuk kemi provë konkrete, nuk kemi dëshmi për shkak të privatësisë. Prokuroria deri në këtë moment ka kallëzimin dhe disa akte shkresore që mund të jenë në cilësinë e provës. Nuk provohet të ketë patur dhunë”, tha avokati.
Top Channel