“Shumicën e kandidatëve i zgjedhin kryetarët”, Bylykbashi: E bëmë për të garantuar kuotën gjinore dhe për të futur akademikët në Kuvend

25/07/2024 14:02

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi po mban një konferencë për mediat një ditë pas paktit të PS-PD për Kodin Zgjedhor.

Bylykbashi: ⅓ është vendosur për të garantuar kuotën gjinore. Në këtë vend mund të futen edhe njerëz nga bota akademike, ata mbrohen dhe mundësohen që të jenë në Parlament. Kjo kuotë është 25%. Lista e një partie do të jetë në Tiranë me 36 mandate, 12 mandate në listën e mbyllur dhe 36 mandate në listën e hapur. Do të jenë 48 kandidatë. Jemi më shumë se ⅔ me votim parapëlqyes dhe do të jetë pa asnjë herës. Kush merr më shumë vota, merr mandatin e deputetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA