Rusia akuzohet për vjedhje të organeve të ushtarëve të vdekur para kthimit të trupave te familja (fotot)

25/07/2024 15:46

Ushtria e Putin po dërgon qindra mijëra ushtarë të vet në ‘makinerinë e mishit’ në Ukrainë, ndërsa tashmë akuzohet se po vjedh për të shitur organet e të rinjve që humbasin jetën në luftë, para se trupat t’i kthehen familjeve të tyre.

Akuzat e vjedhjes dhe trafikut të organeve njerëzore në zona konflikti janë bërë shpesh vitet e fundit teksa përveç vdekjeve në luftë, vjen dhe tmerri i përdhosjes së trupave për arsye përfitimi financiar nga industria ilegale e transplanteve, shkruan rrjeti The Sun.

Trupa të ushtarëve ukrainas të kthyer nga Rusia ishin gjetur pa organet vitale, sipas zbulimeve makabre të një grupi aktivistësh.

Larysa Salaeva, bashkëshorte e një të burgosuri lufte në Rusi, bëri akuzat në rrjetin e aktivistëve “Liri Mbrojtësve të Mariupol”.

Ajo tha: “Kemi marrë trupa të torturuar të të burgosurve gjatë shkëmbimeve të të vrarëve. Përveç tyre kishte për fat të keq trupa pa organe. Kjo konfirmon faktin se tregu i zi për transplante organesh në Rusi është aktiv. Këto praktika duhen bërë të njohura për të gjithë botën”.

Gruaja ukrainase i bënte thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdoğan të mbështeste krijimin e një komisioni për monitorimin e statusit shëndetësor të të burgosurve të luftës nga të dyja palët.

Më shumë se 10,000 të burgosur ukrainas raportohet se mbahen nga Rusia.

Salaeva pretendon se Rusia ka shkelur konventën e Gjenevës dhe ligjin humanitar.

Rusia mohonte akuzat e vjedhjes së organeve të të rënëve në luftë dhe akuzonte Ukrainën për njollosje të ushtrise ruse me praktika te kryera nga ata vetë, sipas rrjetit The Sun.

FOTO GALERI
1/5
Shkembim te burgosurish ne konfliktin brutal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA