Rrugë e re në Sheqishtë/ Bankers Petroleum investon 96 mijë USD për ndërtimin e rrugës

25/07/2024 09:54

Shumë shpejt banorët  e Sheqshitës do të kenë një rrugë me standarte, që lidh zonën e tyre me Patosin.

Kompania “Bankers Petroleum Albania” tashëm ka nisur investimin e radhës për të përmirësuar jetesën në këtë komunitet me rindërtimin e rrugëve “Shën Trifoni” dhe “Shën Sotiri”.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Patosit, Ceo i kompanisë Bankers, pa nga afër ecurinë e punimeve.

Teksa shprehu mirënjohjen për këtë investim, kryebashkiaku i Patosit bëri më dije , se ajo nuk ju shërben vetëm banorëve por edhe mijëra vizitorëve që kalojnë përmes saj për të vizituar kishat.

Rruga e re, e ndërtuar me të gjitha standartet do të sigurojë qëndrueshmëri dhe rezistencë kundër efekteve të kohës dhe kushteve atmosferike.  Veç këtij projekt, BANKERS premton se do të vazhdojë angazhimin e tij  për cilësi dhe performance në zhvillimin urban të qëndrueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA