Rindizet zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Vlorë, era e fortë favorizon flakët

25/07/2024 16:18

Rindizet sërish zjarri tek vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Era e fortë që fryn ka favorizuar flakët të cilat po përhapen në këtë zonë. Forca zjarrfikëse, por edhe punonjës së ndërmarrjes së shërbimeve në Bashkinë e Vlorës ndodhen në terren për izolimin e flakëve.

Por situata e rëndë për shkak të erës së fortë, e cila fryn veri lindje dhe tymin toksik e çon drejt qytetit të Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA