Komisioni Evropian ka publikuar raportin “Sundimi i Ligjit 2024”, për më shumë se 30 shtete në Evropës, mes të cilave është edhe Shqipëria.
Në këtë raport, i cili vlerëson gjendjen e shtetit të së drejtës, përmendet ndër të tjera, edhe roli i Gjykatës Kushtetuese si efektiv në ruajtjen e kontrolleve institucionale dhe balancave, megjithëse parlamenti sipas këtij raporti, nuk ka arritur të zbatojë disa nga vendimet e saj.
Gjithashtu, në raport theksohet edhe plotësimi i trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese sipas ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi në vitin 2016, për të vijuar më tej me vlerësimin për punën e Gjykatës, në trajtimin në mënyrë efektive të një sërë çështjesh të rëndësishme si dhe duke mos patur çështje të prapambetura që prej rifillimit të funksionalitetit të saj në dhjetor të vitit 2022.
Top Channel