Avionët rusë dhe kinezë organizuan një patrullë të përbashkët mbi Rusinë e largët lindore dhe Detin Bering pranë Alaskës, por Moska dhe Pekini theksuan se ajo nuk kishte për qëllim asnjë “palë të tretë”.
Fluturimet e së mërkurës, me bombardues me aftësi bërthamore, erdhën disa ditë pasi Moska tha se Shtetet e Bashkuara dërguan bombarduesit e tyre strategjikë afër hapësirës ajrore ruse. Rusia tha se “Avionet strategjik të raketave ruse dhe bombarduesit strategjikë kineze kryen një patrullë ajrore mbi detet Chukchi dhe Bering dhe në veri të Oqeanit Paqësor”.
Komanda e përbashkët amerikano-kanadeze e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut tha më herët se avionët luftarakë amerikanë dhe kanadezë kishin kapur dy bombardues rusë dhe dy kinezë në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë Alaskës të mërkurën. Ai tha se bombarduesit “mbetën në hapësirën ajrore ndërkombëtare” dhe “nuk shiheshin si kërcënim”.
Moska tha se patrulla respektoi ligjin ndërkombëtar dhe nuk shkeli hapësirën ajrore të huaj, duke shtuar se “në faza të caktuara të rrugës, grupi i aviacionit shoqërohej nga avionë luftarakë të vendeve të huaja”. Patrulla ishte pjesë e “një plani të bashkëpunimit ushtarak për vitin 2024 dhe jo e drejtuar kundër vendeve të treta”, tha Moska.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha gjithashtu se patrulla “nuk kishte për qëllim një palë të tretë” dhe “nuk ka të bëjë fare me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”. Ministria ruse e mbrojtjes postoi imazhe të avionëve që ngriheshin dhe ulen, si dhe pamje nga ajri. Avionët TU-95MS janë të kohës sovjetike dhe kanë raketa bërthamore, njësoj si avionet kinezë Xian H-6. Lëvizja e avionëve ishte një përgjigjie agresive e patrullimeve që avionët amerikanë kryejnë shpesh në hapësirën ndërkombëtare
Top Channel