Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia u pezullua nga detyra për një vit, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykuese, e përbërë nga Ina Rama , Rezarta Schuetz , Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, vendosi pezullimin nga detyra të Fuçisë dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.
Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA.
Top Channel