Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se dëshiron të kandidojë për një mandat të dytë.
Këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës tradicionale për shtyp të qeverisë gjermane, para pushimeve verore.
Scholz u shpreh se partia që përfaqëson, “SPD është një parti shumë e bashkuar, të gjithë jemi të vendosur të hyjmë së bashku në fushatën e ardhshme zgjedhore dhe të fitojmë zgjedhjet e 28 shtatorit 2025”, “Do të kandidoj sërish për kancelar”, shtoi ai më pas, duke mos lënë asnjë dyshim për qëllimet e tij.
Vendimi i tij duket se nuk i ka kënaqur të gjithë, pasi sipas një sondazhi të institutit Forsa, vetëm një e treta e anëtarëve të Partisë Social Demokratike e mbështesin kandidaturën e dytë të Olaf Scholz për kancelar për zgjedhjet e ardhshme. Sipas të njëjtin sondazh, 33% e anëtarëve do të mbështesnin gjithashtu emërimin e ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, ndërsa kreu i SPD Lars Klingbeil do të zgjidhej nga 8% e votuesve.
Megjithatë, Scholz ka deklaruar tashmë se synon të jetë sërish kandidat, ndërsa Pistorius ka bërë të qartë të kundërtën.
Gjatë konferencës në Berlin, kancelari gjerman komentoi edhe garën presidenciale në shtetet e bashkuara të amerikës, ku u shpreh se zëvendëspresidentja amerikane Kamala Herris e ka plotësisht të mundur të fitojë garën
Top Channel