Dy ditë maratonë/ Çfarë pritet të diskutohet në seancat e fundit të Kuvendit! Pritet votimi i draftit të PS-PD për Kodin Zgjedhor

25/07/2024 09:00

Kuvendi do të mbajë dy ditë maratonë në mbyllje të këtij sesioni parlamentar.

Në këto ditë seanca plenare pritet votimi i draftit të dakordësuar mes PS-PD për Kodin Zgjedhor. Në seancën e së enjtes miratohen projektrezolutat e institucione më të rëndësishme në vend, si KLSH, SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme.

Sot pritet të mbahet interpelancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, zotin Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.  Interpelancë me ministrin e Financave, zotin Ervin Mete, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2024.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorit të
Përgjithshëm për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 148/b i Kushtetutës, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, dhe neni 103 i
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

4. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, dhe nenit 15/2 germa d) të
Ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e
projektrezolutës)
Koha e votimit

5. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë
të Drejtësisë për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, nenit 204 të ligjit nr. 115/2016
“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,shumicë e thjeshtë votash për
miratimin e projektrezolutës)

Koha e votimit

6. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë
Gjyqësor për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 82 të ligjit nr.
115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,shumicë e thjeshtë
votash për miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

7. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të
Prokurorisë për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 181 të ligjit nr.
115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shumicë e thjeshtë
votash për miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

8. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit
për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 63 të Kushtetutës, nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, dhe
nenit 26 të ligjit nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” të ndryshuar,
shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

9. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë
për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, dhe nenit 69 të ligjit nr.
8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë” i ndryshuar, shumicë e thjeshtë votash për
miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

10. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektoratit të
Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për
viti 2023 .
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, nenit 39 të ligjit nr. 9049, datë
10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të
zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë “i ndryshuar”, shumicë e thjeshtë votash
për miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

11. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të
Konkurrencës për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, dhe nenit 24 të ligjit nr.
9121/2003 “Për Autoritetin e Konkurrencës”, shumicë e thjeshtë votash për miratimin
e projektrezolutës)
Koha e votimit

12. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të
Statistikave për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe neni 13, pika 2, shkronja
“d” i ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, shumicë e thjeshtë votash për
miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

13. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për
Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.
(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe neni 10, pika 2, i ligjit nr.
45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, shumicë e thjeshtë votash për
miratimin e projektrezolutës)
Koha e votimit

14. Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati
për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të
bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021-2027.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Koha e votimit

15. Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e
bashkëpunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 2021-2027”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Koha e votimit

16. Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s,
dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik
– Jon”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Koha e votimit

17. Miratimi i projektligjit “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në
marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe
Verës (OIV)”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Koha e votimit

18. Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së
Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian, për programin e
bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi-Shqipëri 2021-2027”
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Koha e votimit

19. Miratimi i projektvendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë
Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e
qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar” (raundi i tretë).
(Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr.
115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të
Rregullores së Kuvendit).
Koha e votimit

20. Mitatimi i projektvendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të
Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e
qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar” (raundi i tretë);
(Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr.
115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të
Rregullores së Kuvendit).
Koha e votimit

21. Miratimi i projektvendimit “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e
Sektorit Publik”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 19, pika 2,nenit 21,
pika 1 dhe nenit 55 pika të Rregullores së Kuvendit)
Koha e votimit

22. Miratimi i projektvendimit “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për
shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up-it në shëndetësi”.
(Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës, nenit 19, pika 2, të ligjit nr.8891, datë
2.5.2002”Për organizimin dhe të funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”,
i ndryshuar, neni 25 të Rregullores së Kuvendit)
Koha e votimit

23. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për
caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të
Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit)
Koha e votimit

24. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për
caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të
Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit)
Koha e votimit

25. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 19/2024 “Për
ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit
dhe Shërbimin Publik të Check-up në Shëndetësi”.
(Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës, ligjit nr.8891, datë 2.5.2002”Për
organizimin dhe të funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar, të
neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)
Koha e votimit

26. Interpelancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, zotin Blendi
Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

27. Interpelancë me ministrin e Financave, zotin Ervin Mete, kërkuar nga deputeti
Agron Shehaj.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

28. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2023.
(Neni 32 i ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 103 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Jonaid Myzyri –
jo më shumë se 20 minuta

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike
dhe të Drejtat e Njeriut

Pyetje

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një
kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

29. Raporti i veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike për
vitin 2023.
(Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe neni 103 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës);
Paraqitja e raportit nga drejtori i DAP, znj. Enkela Dudushi- jo më shumë se 20
minuta;
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike
dhe të Drejtat e Njeriut;
Pyetje, zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një
kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë);
Koha e votimit të projektrezolutës.

30. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
gjatë vitit 2023.
(Neni 26 i ligjit nr. 10.221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar, neni
103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Komisioneri, z. Robert Gajda – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike
dhe të Drejtat e Njeriut
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një
kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

31. Raporti i veprimtarisë vjetore të Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2023.
(Neni 102, pika 18, e ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar”, neni 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetari, z. Leka Bungo – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një
kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

32. Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin
2023.
(Neni 28 i ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar”, neni 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e
projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetarja, Znj. Armela Krasniqi – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një
kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

33. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo
më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë
se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më
shumë se 60 minuta.)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA