Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar raportimin në Kuvend të KLSH.
Bardhi: Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomisë. KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nëpunëse publike me KLSH.
Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. Kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë.
Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH.
Shalsi: Nuk përbën asnjë habi as për mua as për kolegët tanë qëndrimet e hallakatura se s’mund t’u thuash as grup, shpresoj që Bardhi të jetë iluminuar mbi nënkomisionin që sapo miratuam, që paradoksalisht një anëtar dha dorëheqjen.
Sula: Vitin tjetër gjysma apo treçereku i këtij parlamenti nuk do të jetë. Do të duhet që brenda tre mujorit këto të raportojnë dhe t’i miratohen rezultatet.
Koti: Nuk ka kohë të marrë për bazë rekomandime.
Top Channel