Açka dha dorëheqje si drejtuese e Komisionit të Medias, por Bardhi e kishte shkarkuar ditë më parë, propozoi Zhupën në vendin e saj

25/07/2024 09:36

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit të Medias, si dhe largimin nga Grupi i PD.

Açka reagoi në një postim në Facebook, teksa u shpreh se nuk mund të bënte sehir minimin e demokracisë.

Por para se Açka të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit, duket se kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, e ka shkarkuar atë, duke kërkuar që të zëvendësohet me deputeten Ina Zhupa. Njoftimi i Açkës mban datën 24 korrik, ndërsa ai i Bardhit mban datën 22 korrik.

Ndërkohë Açka sot ka thënë se nuk është informuar për shkarkimin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA