VIDEO/ E rëndë në Nepal, rrëzohet avioni me 19 pasagjerë! Përfshihet i gjithi nga flakët

24/07/2024 09:14

Një aeroplan i Saurya Airlines me 19 pasagjerë u rrëzua mëngjesin e së mërkurës në Nepal.

Sipas informacioneve të para, avioni ka dalë nga pista në aeroportin Tribhuvan gjatë ngritjes në Katmandu dhe pas rrëzimit ka marrë flakë. Avioni ishte duke u nisur nga Katmandu për në qytetin e Pokhara, raportoi televizioni Nepal.

Për momentin mbeten të paqarta si arsyeja e daljes së avionit nga pista, ashtu edhe fati i pasagjerëve të tij.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA