Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 29 qershor të vitit 2018 , në lagjen “Minatori”, ku një shtetas i paidentifikuar i vendosi lëndë eksplozive automjetit të një shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të thelluara, profesionale dhe hetimore, bënë të mundur identifikimin i autorit të dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe me Prokurorinë e Dibrës, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të ndjekura me metoda proaktive, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimi me prova ligjore të ngjarjes kriminale me eksploziv, të ndodhur në vitin 2018, në Bulqizë.
Si rezultat u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R.I., 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Shtetasi R.I., dyshohet se me datë 29 qershor 2018, në lagjen “Minatiri”, ka vendosur lëndë plasëse në automjetin e shtetasit T.T.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel