Synoi të cenonte Lojërat Olimpike, arrestohet në Paris spiuni rus që punonte si kuzhinier

24/07/2024 19:07

Një 40-vjeçar rus u arrestua në Paris, pasi dyshohej se ishte spiun, i cili kishte si synim të cenonte Lojërat Olimpike. Ky person, i cili punonte si kuzhinier, aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ministria e Brendshme franceze lëshoi ​​një urdhër që autoritetet të hynin në shtëpinë e të dyshuarit, të njohur si ‘K’, ku gjetën një kartë identiteti që i përkiste agjentit të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.

Ministria Publike pohon se i akuzuari dyshohet për organizim të ngjarjeve që mund të shkaktojnë destabilizimin gjatë Lojërave Olimpike. Kjo ka çuar në një hetim gjyqësor për bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës për të provokuar armiqësi në Francë, një krim që dënohet me 30 vite burg.

Parisi është përforcuar ditët e fundit për të garantuar sigurinë e mijëra njerëzve që do të ndjekin eventet e ndryshme sportive të Lojërave Olimpike gjatë javëve të ardhshme. Siguria ka qenë një nga shqetësimet kryesore të qeverisë franceze, siç dëshmohet nga arrestimet e ndryshme të personave të dyshimtë , të cilit i shtohet edhe ai i rusit 40-vjeçar.

Prokuroria shtoi se elementët e zbuluar nga autoritetet në shtëpinë e të arrestuarit tregonin qëllimin e tyre për të destabilizuar Olimpiadën, gjë që çoi në hapjen e procesit penal.

Ndër sendet që ndodheshin në shtëpinë e 40-vjeçarit, spikat një hartë e një njësie elitare të forcave speciale ruse nën komandën e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse. Kjo hartë është gjetur nga shërbimet evropiane të inteligjencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA