Grupe ndihme e shpëtimi ishin dislokuar sot në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku një stuhi e fortë reshjesh ka përmbytur shtëpitë e dyqanet e ulëta, ndërsa shumë rrugë ishin kthyer në lumenj nga pasojat e tajfunit Gaemi.
Reshjet e rënda prej natës së sotme në veri të Filipineve kanë sjellë përmbytjet në Manila rrëshkitje vrasëse toke në rrethinat e saj.
Në pamjet nga kryeqyteti njerëz me çadra shiheshin që tentonin të ecnin mes ujërave të turbullta, ose përdornin barka të vogla për t’u zhvendosur.
“Trazirat janë të mëdha. Uji ka arritur gati në katin e dytë të shtëpisë time,” tha rezidentja Nora Clet, për rrjetin AFP.
Punonjësi i restorantit Rex Morano tha se nuk mund të hapte dyqanin prej ujërave të lartë të përmbytjes.
Zyrtarët në Manila thanë se po shfrytëzojnë fonde të ndihmës së emergjencës ndërsa parashikohet që reshjet të vazhdojnë në ditët në vijim.
Zyrat qeveritare raportohej se ishin të mbyllura dhe disa qindra njerëz nuk kishin energji elektrike prej trazirave të motit.
“Grupe ndihme janë shpërndarë në të gjithë qytetin, ka shumë njerëz që po kërkojnë ndihmë”, tha për rrjetin AFP zyrtari i ndihmës Peachy de Leon, në Manila.
Tajfuni Gaemi që kaloi në Filipine duket se i drejtohet Tajvanit dhe meteorologët thonë se intensifikohet prej sezonit tipik të reshjeve në vend.
“Kulmi sezonit tonë të reshjeve është korriku e gushti por çuditërisht kësaj here kishin dhe një tajfun në ujërat lindorë që ashpërsoi reshjet në jugperëndim”, tha specialisti vendas i motit Glaiza Escullar për rrjetin AFP.
Më shumë se 200 milimetra shi kanë në kryeqytet në rreth 24 orë, ndërsa rrëshktijet e dheut kishin vrarë tre perona në jug të Manila.
Zonat e varfra pranë gjirit të Manila Bay ishin prekur më rëndë nga përmbytjet dhe disa qindra njerëz ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë, shkruajnë mediat.
Top Channel