I burgosur për abuzim me fondet/ SPAK kontroll në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Lungomare (Pamjet)
24/07/2024 17:41
SPAK ka mbërritur në Vlorë dhe po ushtron kontroll në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja në zonën e Lungomares në Vlorë.
Banesa e Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati në këtë zonë.
Rreth orës 15:30 agjentët e SPAK së bashku me forcat e policisë se Vlorës si dhe forcat zjarrfikëse kanë hapur derën e apartamentit të ish ministrit të Shëndetësisë.
Nuk dihet ende se çfarë kanë gjetur apo çfarë kanë sekuestruar.
Ish-ministri u arrestua disa javë më parë, pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.
Top Channel