“Pse u zgjodh Tavo si kandidat i PS-së në Himarë”? Çuçi refuzon të përgjigjet: Pyesni Blendi Klosin

24/07/2024 12:17

Tavo është konfirmuar si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një konferencë për shtyp u pyet se pse u zgjodh Vangjel Tavo si kandidat i cili është një minoritar, ndërkohë që ka qenë kundër zgjedhjes së një kandidati minoritar dhe se bërtiste me të madhe që Himara nuk është minoritare. Çuçi refuzoi t’i përgjigjej kësaj pyetje, duke u shprehur se kjo pyetje duhet t’i bëhej Blendi Klosit.

“Kjo pyetje është për Blendi Klosin dhe jo Bledi Çuçin. Se zgjedh kreu i grupit parlamentar një kandidat për bashkinë. Më mirëkuptoni që nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA