“PS po injoron Kushtetutën”, Bardhi: Moszbatimi i vendimit të GJK-së për Xhaçkën, vepër penale. Të veprojë SPAK

24/07/2024 19:40
Gazment Bardhi

Mbrojtja politike që socialistet vijojnë ti japin Olta Xhaçkës, duke mos dërguar mandatin e saj në Kushtetuese solli reagimin e ashpër te demokratëve.

Gazment Bardhi: Nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë kushtetutën, vendimet e Gjykatws Kushtetuese praktikisht ne jemi në diktaturë. Kanë rënë parimet bazë të funksionimit të shtetit ligjor dhe kjo deklaratw e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile.

Në një kohë që socialistët presin t’i drejtohen në vjeshtë Komisionit të Venecias, për t’i marrë mendim për çështjen, demokratët iu drejtuan SPAK duke i kërkuar të vihet në lëvizje.

Gazment Bardhi: Thirrja ime shkon për SPAK, moszbatimin i vendimit të GJK-së është vepër penale. Pres të ndiqet i njëjti standard nuk mund të ketë një drejtësi për Sali Berishën e një drejtësi për Edi Ramën.

Sipas demokratit, vendimet e Gjykatës kushtetuese janë vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA