“PS nuk pranon hapjen e listave me 100%”, Bardhi: Do të shtyjmë sa të mundemi! Orët në vijim, vendimtare

24/07/2024 14:55
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes, në një deklaratë për media tha se mazhoranca nuk pranon hapjen e listave me 100%, e propozuar nga opozita për Kodin Zgjedhor.

Bardhi: Propozimi jonë ka qenë që listat do duhet të jenë hapura, propozimi i ardhur nga grupi i PS vijon të mbajë të njëjtën situatë, që listat janë 100% të mbyllura dhe vetëm në rastet kur thyhet herësi, pra kanë bërë ndryshim të herësit nga 10 mijë në 7 mijë, mund të ketë votë parapëlqyese. Propozimi jonë ka qenë të eksplorojmë mundësinë të hapim listat e kandidatëve për deputetët. Kërkohet një shumicë e cilësuar në Kuvend. Formula 1/3 dhe 2/3 është minimumi që garanton kushtetuta. Kemi propozimin maksimal me hapjen e listave 100%, por do shtyjmë sa të mundemi, për hapjen e listave, meqë pala tjetër refuzon për hapje të plotë të listave. Orët në vijim do jenë deçizive. Uroj të kemi një proces transparent për të bërë më të mirën në interes të qytetarëve.

Oerd Bylykbashi i mandatuari i Partisë Demokratike në tryezën e dialogut, i ka sqaruar deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat për negociatat me mazhorancës.

Vota e diasporës është drejt finalizimit, ndërkohë sa i takon listave, deputeti demokrat ka vënë në dijeni kolegët se socialistët refuzojnë propozimin e tyre, që një e katërta e listës së kandidatëve të jetë e mbyllur dhe pjesa tjetër hapur me argumentin se në disa qarqe nuk mbrohet kuota gjinore.

Ndërkohë socialistët këmbëngulin për opsionin që hap vetëm një të tretën e parë e të jetë e mbyllur ndërkohë dy të tretat të jenë të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA