PD-PS votuan kodin zgjedhor! Berisha: Beteja jonë nuk është për një grusht mandatesh, synojmë rotacionin e vërtetë politik

24/07/2024 22:46

“Beteja jonë nuk është për një grusht mandatesh, por për rikthimin e votës së lirë dhe rotacion politik”, u shpreh Sali Berisha menjëherë pasi në Komisionin e Ligjeve u votua draftin i përbashkët PD-PS për kodin zgjedhor që mundëson votën e emigrantëve dhe 1.3 e listave të mbyllura.

Në daljen e radhës nga ballkoni, teksa mbështetësit u mblodhën poshtë apartamentit ku po vuan “arrestin shtëpiak”, kreu i Partisë Demokratike tha se kjo “është një betejë për rotacionin e vërtetë politik”.

“Jeni thirrur ta shohim të vërtetën në sy. Jeni thirrur të mos i trembemi asaj, por të luftojmë me të gjithë forcën tonë për mbrojtjen, të sakrifikojmë për të vërtetën. Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh. Beteja jonë nuk është kurrë për farsë elektorale. Do na dënojë historia! Beteja jonë nuk është kurrë për të firmosur fitoren e grabitur të Edi Ramës. Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve. Rotacionin e vërtetë politik. Fitoren e opozitës! Liria kërkon sakrifica, liria arrihet vetëm me sakrifica”.

Me vetëm një votë kundër të Enkelejd Alibeajt dhe të gjitha të tjerat pro, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan draftin e propozuar për reformën zgjedhore, që i hap rrugë votës së emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA