Kryeministri i Izraelit drejt Kongresit Amerikan, mijëra njerëz protestojnë përpara Kapitolit: Nuk kemi mbaruar

24/07/2024 20:04

Mijëra protestues janë mbledhur pranë ndërtesës së Kapitolit përpara një fjalimi të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu para anëtarëve të Kongresit.

Në një skenë të zbukuruar me pankarta, duke përfshirë një që e shpallte Netanyahun si kriminel lufte të kërkuar, demonstruesit pro-palestinezë, duke përfshirë aktoren fituese të Oskarit, Susan Sarandon, dënuan ftesën e liderit izraelit për të folur para Kongresit.

“Mbylle”, brohoritën një grup i madh protestuesish ndërsa marshuan drejt Kapitolit pasi bllokuan një kryqëzim aty pranë: “Bibi, Bibi, nuk kemi mbaruar!”.

Demonstruesit vendosën rreth 30 arkivole prej kartoni të përmasave njerëzore të mbështjella me flamuj palestinezë në kujtim të të vrarëve në luftën në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA