SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili sipas tyre fshehu pasurinë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para GJKKO kërkesën për gjykim të procedimit penal për Tushen.
Ai është akuzuar për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur, në formën e fshehjes dhe të deklarimit të rremë”.
SPAK ka verifikuar deklaratat e ish-kryebashkiakut dhe ka parë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Ai nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje apo porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82 metra katrorë, me vendodhje në Lungomare të Vlorës, apo dhe për punime dhe mobilime.
Hetimi ka provuar se i pandehuri Fatos Tushe edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri.
Aktualisht ndaj kësaj prone është vendosur sekuestro preventive. Ai nuk ka deklaruar një hua të marrë nga një person me akt noterial si dhe nuk ka deklaruar dy automjete të blera prej tij.
Fatos Tushe ishte dënuar më herët dhe ka vuajtur edhe burgimin me akuzën e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.199/1, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish – kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve në këto deklarata:
Top Channel