E rëndë në Bathore! U rrëzua nga kati dytë i banesës gjatë natës, ndërron jetë në spital 8-vjeçari

24/07/2024 08:03

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Bathore, ku viktimë ka mbetur një 8-vjeçar.

Mbrëmjen e djeshme i mituri ka rënë nga kati i dytë i banesës, dyshohet aksidentalisht.

Fillimisht 8-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, por që nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të lëndimeve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA