“Ajo i shkruante vetë në Facebook”, u arrestua për abuzim seksual ndaj 16-vjeçares, flet kunata e Marselit: Ai i thoshte nuk të dua…

24/07/2024 16:27

Kunata e Marsel Baçit, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare në Maliq, e ka mbrojtur 26-vjeçarin.

Sipas saj, e mitura ishte vetë ajo që i shkruante e para Marselit, ndërsa e akuzon që 16-vjeçarja donte të kishte komunikim edhe me bashkëshortin e saj.

“Marselin e kam kunat. Erdhën në 1 të natës dhe i thanë që do të marrim vetëm në pyetje, nuk i thanë që do të të marrim brenda. E kishte denoncuar një femër, Valbona. Valbona i shkruante vetë Marselit në Facebook, nuk e di prej sa kohësh. Kam vetëm gjashtë muaj që kam ardhur dhe ishte duke folur me të.

Marseli i thoshte nuk e dua, por ai e ngacmonte vetë në telefon. Nuk e ka abuzuar seksualisht, nuk e besoj se ajo është fëmijë. Më ka thënë që vetë më shkruante në telefon, unë e shikoja vetë te telefoni që i shkruante edhe burrit tim disa herë. Burri i thoshte që nuk ke punë me mua”, tha ajo para mediave.

Policia e Maliqit ka arrestuar 41-vjeçari Selam Hyka dhe 26-vjeçari Marsel Baçi, të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA