Vatra e zjarrit në Golem të Lushnjës është vënë nën kontroll pas disa orësh.
Shefi i zjarrfikëses së Lushnjës, Xhezmi Metushi tha se ky rast ishte një ndër më të vështirët, pasi flakët iu afruan shumë banesave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në këto ditë të nxehta.
“Ky zjarr ishte shumë problematik, në të qindtat e sekondës, kemi marrë sinjalin nga salla e policisë, u përballëm me një situatë tepër të vështirë, e izoluam zjarrin pa mbërritur në muret e ndërtesave, zjarri ka qenë tre deri në katër metra, kemi luftuar me mish e me shpirt, janë zjarre tepër të rrezikshme, ky është një vend i populluar, unë sot e kam ndjerë veten shumë ngushtë. U bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me zjarrin. Mendoj që ka qenë një qytetar i papërgjegjshëm i cili ka vendosur zjarr në tunelin afër shinave të tunelit”, tha ai.
Top Channel