Një video e cila tregon momentin kur oficerët e policisë qëlluan dhe vranë me plumb në kokë 36-vjeçaren Sonia Massey është publikuar nga autoritetet e Illinois.
Gruaja, e cila sipas vajzës së saj vuante nga skizofrenia, kishte thirrur policinë pasi kishte frikë se dikush i panjohur kishte hyrë në shtëpinë e saj.
Siç shihet në video, oficeri i policisë Sean Grayson qëlloi në fytyrë gruan me ngjyrë 36-vjeçare, kur kishte frikë se ajo do t’i hidhte ujë të valuar në fytyrë. Sipas kamerës së sigurisë së uniformës së Grayson, ai dhe kolegu i tij fillimisht kërkuan lejen e sigurisë së Massey.
Megjithatë, në një moment, Grayson zbuloi se në kuzhinë kishte një tenxhere me ujë të valuar ndaj thirri 36-vjeçaren që ta nxirrte nga aty që të mos shkaktonte zjarr në shtëpi.
Në atë moment, Massey mund të dëgjohet duke pyetur oficerët pse ata u larguan prej saj: Ku po shkoni?
“Larg ujit të valuar” u përgjigj Grayson. Gruaja duke qeshur i tha se do ia hidhte ujin e valuar në emër të Juzusit.
Duke dëgjuar këto fjalë, Grayson, i cili kishte armën në dorë, iu afrua Massey-t, e cila tashmë ishte në gjunjë me duart lart.
“Më mirë mos e bëni këtë. Betohem se do të të qëlloj në fytyrën tënde të ndyrë,” bërtiti Grayson, ndërsa Massey shprehej “më falni, më falni”. Oficeri e qëlloi tre herë me plumb poshtë syrit dhe në pjesën e pasme të qafës së saj.
Pas asaj që ndodhi, Grayson u arrestua, u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe u mbajt pa kusht deri në gjyqin e tij. “Sonia ishte një nënë, shoqe, vajzë dhe grua e re, e cila duhet të ishte gjallë sot”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë. “Kur të gjithë ne bëjmë thirrje për ndihmë, të gjithë ne amerikanët, pavarësisht se kush jemi dhe ku jetojmë, duhet ta bëjmë këtë pa frikë për jetën tonë. Vdekja e Sonias në duart e një amerikani na kujton se shumë shpesh amerikanët me ngjyrë që kanë frikë për sigurinë e tyre në një mënyrë që nuk vlen për ne të tjerët. Familja e saj kërkon drejtësi”, shtoi Biden në deklaratën e tij.
GRAPHIC: Cop shoots Sonya Massey for holding a pot of steaming water, afterwards falsely claiming she “came at me with boiling water.” pic.twitter.com/FLl4oywdEH
— The Civil Rights Lawyer (@johnbryanesq) July 22, 2024
Top Channel