Kryetari i Komisionit të Posaçëm të TIMS, Ervin Salianji është përfshirë në debat me nënkryetarin Toni Gogu në mbledhjen e fundit.
Salianji: Ça të hedh në votim unë kur s’kam dokument?
Gogu: Që në nisje me shumë durim ju kemi treguar kompetencat tuja.
Salianji: Komisioni s’je ti, se prandaj keni përfunduar të gjithë ku keni përfunduar, depozitojeni në sekretariatin teknik të komisionit. S’më trembni fare ju mua, se kush trembet këtu e dimë ne.
Se ju çoheni si frikacakë t’ju sjellim dokumente që i lexoni për turp, është një skandal i madh që ndodh në këtë institucion të republikës, kjo është në tjetër skandal që do ta çoj për ndjekje penale, që lexoni të dhëna pa i ditur që janë.
Qefalia: Kalo në votim të dy raportet që ky komision…unë kam fjalën time.
Salianji: Kam depozituar të gjithë propozimin për raportin përfundimtar, depozitojeni në sekretariatin teknik të vidhemi në dijeni të këtij raporti. Ma jepni raportin. Do ta shihni që në këtë raport ka diskutime ndryshe nga ato që u lexuan. Kanë raport ndryshe nga ai që kanë lexuar, do të merrem nesër me këtë punë. Keni humbur rëndshëm jeni thyer në mes por ka fituar interesi publik dhe janë bërë gjetje që as janë menduar. Duhet të ishit krenar për punën e komisionit, ne kemi punuar, ju ia keni fut gjumit.
Salianji: Jeni dakord që të bëjmë raport të përbashkët? Ne përfaqësuesit e opozitës si nismëtarë duke qenë se i pranojmë kushtet, siguria kombëtare që të gjithë palët duhet të bëhen bashkë propozoj ta pranojmë 100% siç është i lexuar nga Gogu me kusht që të dy raportet të jenë një raport. Jeni dakord? Kur te qetësoheni, doni kamomil?
Top Channel