Roja kufitare greke plagoset me armë në kufirin tokësor me Turqinë (fotot)

23/07/2024 21:29

Një roje kufitare greke është qëlluar dhe plagosur në kufirin tokësor me Turqinë në lumin Evros.

Policia raportonte se zjarri erdhi nga pala turke teksa patrullat kufitare po parandalonin kalime ilegale të emigrantëve nga Turqia drejt Greqisë më 20 korrik.

Identiteti i autorëve të të shtënave mbetet mister dhe zyrtarët grekë po hetojnë mbi çështjen.

Roja 57-vjeçar që u plagos, pësoi një plagë në bark dhe u transportua në spitalin e qytezës së Didymoteicho, ku iu nënshtrua një operacioni, sipas raportimeve.

Mediat greke thonin se autorët e të shtënave mund të kenë qenë trafikantë refugjatësh ndërsa raportimet thonin se plumbi ishte qëlluar nga një pistoletë.

Rojet kufitare greke kanë raportuar për aktivitetet të dyshimtë nga ana turke por bimësia e dendur në zonën kufitare e bën të pamundur llogaritjen e numrit të individëve apo aktivitetit të tyre.

Trupa kufitare shtesë u dislokuan pas incidentit me qëllim parandalimin e kalimeve ilegale, njoftonte Athina.

Trafikantët tentojnë shpesh kalimet në lumin Evros, sidomos në nivelet e ulëta të ujit gjatë verës.

Mijëra njerëz kanë hyrë në Bashkimin Evropian në këtë menyrë dhe Greqia është duke ndërtuar një gardh kufitar për të parandaluar shkeljet.

FOTO GALERI
1/3
Një roje kufitare greke është qëlluar dhe plagosur në kufirin tokësor me Turqinë në lumin Evros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA