Protesta e fermerëve, Sula: Prodhimet e stinës po mbeten në ara sepse nuk kanë treg

23/07/2024 19:32
Deputeti, Dashnor Sula

Deputeti demokrat. Dashnor Sula ka dalë në mbështetje të fermerëve, të cilët protestojnë për mungesën e tregut.

Sipas tij, importet që po shkatërrojnë prodhimin vendas dhe shteti po stimulon falimentin.

Postimi i Dashnor Sulës:

Importet që po shkatërrojnë prodhimin vendas dhe shteti që stimulon falimentin!
Në Myzeqe bujqit janë të zhgënjyer pasi mundi i tyre, djersa e tyre duke punuar në mes të temperaturave të nxehta e të ulëta nuk po shpërblehet. Prodhimet e stinës, Shalqinjt🍉, bostanët, domatet🍅, patatet etj po mbeten në ara sepse nuk kanë treg.
Po ashtu edhe në juglindje, fermerët kanë dalë në protestë sepse nuk kanë treg të shesin produktet e tyre. Jo vetëm mollët, edhe qepët edhe patatet kanë mbetur pa shitur. Në të gjithë vendin është i njëjti shqetësim.

📌Nisur nga këto protesta u futa të shikoja edhe disa statistika që dalin nga vetë institucionet shtetërore. Pash në INSTAT se eksportet e produkteve shqiptare te kategoritë ushqime, mallra ushqimorë të paktën tri muajt e fundit ishin në rënie, ndërsa importet për këto kategori kanë qenë në rritje të ndjeshme.
Për ta thënë troc: mallrat e importit po mbysin prodhimet vendase.

📍Turisti që vjen në Shqipëri edhe për prodhimet vendase konsumon domate nga Turqia, Greqia etj, patate importi, miell importi cdo gjë importi. Ndërkohë produktet që prodhojnë fermerët tanë kalben në ara.

📍Kur nuk i mbështet me subvencione, kur nuk I jep grantet e BE, por i vidhni ato para, të paktën ndërhyni dhe mbrojini produktet vendase në dogana.

Me këto ritme shumë shpejt edhe ajrin do ta kemi të importit dhe ata që do marrin frymë do jenë vetëm pushtetarët e pangopur dhe ata që I shërbejnë atyre pasi njerëzit e ndershëm të punës do ikin të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA