Miratohet në “TIMS” raporti i PS/ Rrëzohet kërkesa e Salianjit për bashkimin e tyre: Ne punuam, ju ia futët gjumit

23/07/2024 20:44

Raporti i PS u miratua në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS, pas disa orësh debate mes anëtarëve të opozitës dhe maxhorancës.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji propozoi bashkimin në një të raporteve, kërkesë e cila u rrëzua me shumicë votash.

Salianji: Komisioni s’je ti, se prandaj keni përfunduar të gjithë ku keni përfunduar, depozitojeni në sekretariatin teknik të komisionit. S’më trembni fare ju mua, se kush trembet këtu e dimë ne.

Se ju çoheni si frikacakë t’ju sjellim dokumente që i lexoni për turp, është një skandal i madh që ndodh në këtë institucion të republikës, kjo është në tjetër skandal që do ta çoj për ndjekje penale, që lexoni të dhëna pa i ditur që janë.

Qefalia: Kalo në votim të dy raportet që ky komision…unë kam fjalën time.

Salianji: Kam depozituar të gjithë propozimin për raportin përfundimtar, depozitojeni në sekretariatin teknik të vihemi në dijeni të këtij raporti. Ma jepni raportin. Do ta shihni që në këtë raport ka diskutime ndryshe nga ato që u lexuan. Kanë raport ndryshe nga ai që kanë lexuar, do të merrem nesër me këtë punë. Keni humbur rëndshëm jeni thyer në mes por ka fituar interesi publik dhe janë bërë gjetje që as janë menduar. Duhet të ishit krenar për punën e komisionit, ne kemi punuar, ju ia keni fut gjumit.

Salianji: Jeni dakord që të bëjmë raport të përbashkët? Ne përfaqësuesit e opozitës si nismëtarë duke qenë se i pranojmë kushtet, siguria kombëtare që të gjithë palët duhet të bëhen bashkë propozoj ta pranojmë 100% siç është i lexuar nga Gogu me kusht që të dy raportet të jenë një raport. Jeni dakord? Kur te qetësoheni, doni kamomil?

Salianji: Raporti ynë do të paraqitet në seancë plenare si mendim pakice. Ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve, faleminderit që u bëtë pjesë pa e kuptuar se çfarë ishit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA