Emri/ Mashtronte institucionet arsimore me programe për të udhëtuar në SHBA falas, arrestohet 20-vjeçari nga Devolli

23/07/2024 11:30

Një 20-vjeçar nga Devolli, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin, ka rënë në pranga.

Ermes Hoxhalli mashtronte institucionet arsimore me programet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”. Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara.

Ai kishte krijuar një identitet të rremë dhe angazhohej me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Pas një hetimi i gjashtëmujor, nga një grup hetimor i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga i riu.

Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese.

Policia e Shtetit shqiptar falënderon Prokurorinë e Seksionit të Përgjithshëm, Tiranë dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, për ndihmën në këtë hetim kompleks dhe për partneritetin e vazhdueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA