Gjenden 10 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër! Shkon në 241 numri i rasteve të kultivimit

23/07/2024 15:35
Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme janë gjetur 10 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, të cilat më pas janë asgjësuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, në terren kanë qenë 18 grupe policore.

Në terren ka qenë edhe helikopteri i cili ka vëzhguar nga lart zonat e thella malore.

Që nga janari i këtij viti e deri më tani janë asgjësuar 224,500 bimë dhe fidanë kannabis sativa, në 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA