E rëndë në Mat/ Po digjte kashtën e grurit, por merr flakë vetë, i moshuari ndërron jetë në spital 

23/07/2024 11:36
Foto Ilustruese

Nazif Nura ka ndërruar jetë në spitalin e Burrelit, pasi pësoi djegie të rënda.

Burri me origjinë nga fshati Shoshaj, njësia administrative Lis, po digjte kashtën e grurit, por fatkeqësisht është përfshirë nga flakët dhe ka pësuar djegie të shkallës së lartë.

Ai është shtruar në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, por nuk i shpëtoi dot plagëve të rënda dhe për shkak të emetimeve të organeve jetësore ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA