Aksidenti në Vlorë, shoferi 75-vjeçar përplas dy fëmijë në vijat e bardha, detajet
23/07/2024 14:36
Dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, janë aksidentuar sot në vijat e bardha në Lungomaren e Vlorës, teksa po tentonin që të kalonin rrugën.
Policia bën me dije se ata janë aksidentuar nga një shofer 75-vjeçar, banues në Maqedoni.
Fëmijët për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Top Channel