“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet”, Trump reagon pas dorëheqjes së drejtoreshës së Shërbimit Sekret: U detyrova të marr një plumb për Demokracinë

23/07/2024 17:39

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle.

Ai shkroi këtë, në Truth Social: “Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë”.

Trump u përball me një atentat më 13 korrik, gjatë një fushatë në Pensilvani. Tomas Mathew Miller e goditi atë me armë zjarri, por plumbi kapi veshin e tij të djathtë.
Kjo ngjarje krijoi trazira dhe spekulime në lidhje me punën e Shërbimit Sekret, nëse ishte bërë në nivelet e duhura.

Ndërkoha nga ana tjetër Presidenti i SHBA-së Joe Biden është tërhequr nga gara presidenciale e nëntorit, duke ia lënë besimin Kamala Harris.

Pas shumë presionesh nga demokratët të cilët kërkonin tërheqjen e Biden nga gara ai e mori këtë vendim të dielën.

Që të shtunën ai mblodhi një grup të afërt të administratës së tij, ku ka diskutuar rreth situatës.

Më pas ka marrë vendimin, ndërkohë që Kamala Harris sipas tij është kandidatja e cila mund të përballet kokë me kokë me Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA