Këtë të hënë skadon afatin për regjistrimin e partive politike për garën e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës.

11  subjekte  kanë  dërguar  kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin e pjesshëm elektoral  të cilit iu hap rruga pas dënimit të kryebashkiakut te zgjedhur Fredi Beleri.

Partia Socialiste në këtë betejë  do të ketë përballë 11  parti opozitare, të cilat pritet të grupohet në koalicion  brenda 24 korrikut.

Në garën e 4 gushtit  nën logon e Partisë Socialiste garon kandidati Vangjel Tavo  ndërsa opozita  përfaqësohet  nga Petro Gjikuria.

1.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
2. Partia e Lirisë (PL);
3. Partia Republikane (PR);
4. Partia Demokristiane (PDK);
5. Partia Balli Kombëtar (PBK);
6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
7. Fryma Re Demokratike (FRD);
8. Partia Demokratike (PD);
9. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA);
10. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);
11. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA