Shalqini po kalbet! Lushnjë, fermerët e lënë në fushë sepse nuk ka treg për shitje

22/07/2024 12:57

Historia përsëritet. Edhe kësaj herë fermerët e zonës së Çermës të Divjakës ankohen për mungesën e tregut. 

Këto qindra kuintal me shlaqi duhet të ishin në dyqanet e fruta perimeve, por jo këto sezon ato mbeten në fushë.

Për fermerët kjo pamje shkakton dhimbje pasi mundi i një viti po kalbet në fushë. Kësaj herë as çmimi i ulët prej 60 lekësh kilogrami nuk po josh eksportin.

Edhe ata fermerë që e mbollën pak më vonë këtë kulturë po mundohen t’a mbrojnë prodhimin nga temperaturat e larta duke e mbuluar me bar, por dhe kjo gjë nuk mund të jetë për një kohët të gjatë.

Të gjendur përpara kësaj situate ata shprehen se do i braktisin tokat dhe vendin e tyre për të ikur në emigrim.

Një nga shtetet që blinte shumë shalqi nga vendi ynë ishte Kosova dhe Serbia, por rritja e temperaturave bëri që këto dy shtete  ta prodhojë vetë futin e freskisë në arat e tyre, kjo do të thotë që këto dy tregje të mëdha nuk kanë më nevojë për shalqi “Made in Albania”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA