Humb jetën i moshuari në Durrës, pësoi arrest kardiak sapo u fut në det

22/07/2024 13:39

Një pushues nga Durrësi ka humbur  jetën pasi është futur në det.

Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në plazhin e Durrësit, në lagjen nr. 13.

Një banor i kësaj zone, i identifikuar si shtetasi M. D., 73 vjeç, që po bënte plazh, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA