Përplasje fizike mes këshilltarit të PL dhe socialistit Valteri, Tedi Blushi shoqërohet në polici. Reagon Veliaj: Sjellje prej vandali

22/07/2024 20:55

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga momente tensioni këtë pasdite.

Pasi këshilltari Tedi Blushi goditi me fletë kryebashkiakun Erion Veliaj, seanca u ndërpre.

Pas kësaj situate, këshilltari i PL, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valterin janë përfshirë në përplasje fizike.

Sipas informacioneve, Blushi është shoqëruar nga policia.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në X pas kësaj situate.

Ndërsa veprimin e konsideron sjellje vandale, ai thekson se kjo është shenjë dëshpërimi dhe jo force nga ana e këshilltarit Tedi Blushi.

“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.

Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruhet në reagimin e Veliajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA