Një banesë në fshatin Lazarat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ndërsa shkaku i zjarrit ende po hetohet, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte rënë në një nga dhomat pa orendi të shtëpisë së z. Ajet Kazma. Flakët kishin përfshirë banesën dhe po digjnin tavanet prej druri.

Janë dashur rreth 30 minuta për të vënë nën kontroll zjarrin masiv dhe për të shmangur rrezikun nga banesat e tjera përreth. Dëmet janë të konsiderueshme por vetëm materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA