Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile miratimit të marrëveshjes së grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim (FKPZH), për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës.
Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përfitojë një grant prej 11 milionë USD, i bërë i mundur përmes Ambasadës së Katarit në Tiranë.
Bulevardi i Ri i Tiranës, që shtrihet nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është transformuar në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit.
Për të plotësuar nevojat infrastrukturore dhe rekreacionale të kësaj zone, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri, i cili pritet të shërbejë si një vend pushimi për qytetarët dhe turistët.
Sheshi i ri do të ofrojë një mjedis natyror të qetë, duke kombinuar elementë të ujit, gjelbërimit dhe aktiviteteve rekreative e relaksuese. Ky projekt synon të përmirësojë imazhin kulturor të Tiranës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke rritur vlerën e zonës përreth.
Ky projekt, me një rëndësi të madhe për zhvillimin urban dhe rekreativ të Tiranës.
Top Channel