Gledis Muka ka humbur jetën tragjikisht në orët e vona të së shtunës, pas një sulmi me armë ku objektiv dyshohet se ishte pronari i lokalit ku punonte, biznesmeni Shqyo Kalemi.
Gjyshja e viktimës ka folur për Top Channel, ku shpreh pikëllimin për ngjarjen e rëndë. Në lot ajo tha se kërkojnë drejtësi për vrasjen që iu bë 36-vjeçarit.
“Flori dhe kaluar floririn. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin. E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë. Çfarë u bë. Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tha gjyshja e të ndjerit.
36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin dhe orët e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi.
Gledio punonte kamarier në barin ku ndodhi ngjarje dhe ndonëse ora kishte kaluar 23:00, ai vazhdonte t’u shërbente klientëve që vazhdonin të konsumonin pije. Një prej tyre ishte dhe Marsel Çela.
Të dy mbetën viktimë e atentatit, që dyshohet se është pjesë e sagës së egër të hakmarrjeve që kanë nisur që prej viti 2022.
Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëllezërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj.
Top Channel