Fluks i lartë në portin e Durrësit, mbi 14 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës që lamë pas
22/07/2024 17:05
Një fluks të lartë ka pasur dhe porti i Durrësit, i cili ka mirëpritur mbi 14 mijë persona vetëm gjatë fundjavës që lamë pas.
Sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës përgjatë datave 19, 20 dhe 21 korrik në vendkalimin kufitar detar më të madh të vendit janë përpunuar në hyrje 14,145 udhëtarë, ndërsa në dalje 3,356. Gjithashtu në vend kanë hyrë gjatë kësaj fundjave 4,267 mjete dhe kanë dalë 1,216.
Ky fluks në hyrje pritet të vazhdojë deri në mes të muajit gusht.
Top Channel