Një laborator ku prodhohej drogë me vlera miliona euro u zbulua nga autoritetet në Afrikën e Jugut, që vunë në pranga katër persona, mes të cilëve dy meksikanë.
Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit me Përparësi, bastisën pronën në qytetin Groblersdal, ku gjetën sasi të mëdha kimikatesh të përdorura për të prodhuar droga të paligjshme, duke përfshirë aceton dhe kristal meta. Droga kapte një vlerë prej gati 109.4 milionë dollarë, sipas CNN.
Mes katër të arrestuarve, është pronari fermës dhe dy shtetas meksikanë, ndërkohë që hetimet vijojnë për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse droga e kapur kishte për qëllim shitjen në Afrikën e Jugut apo jashtë saj.
Në janar, policia tha se rreth 131 laboratorë droge ishin mbyllur në të gjithë vendin që nga viti 2019, duke shtuar se gjatë sezonit festiv të vitit të kaluar më shumë se 19.000 njerëz u arrestuan për posedim droge.
Top Channel