VIDEO/ Djali i Donald Trump quan vajzën e tij 17-vjeçare seksi, shkakton zemërim në publik

21/07/2024 16:07

Bërja e komenteve të papërshtatshme për fëmijët e tyre duket se është bërë e rrugës në familjen e Donald Trump.

Djali i madh i ish-presidentit, Donald Trump Jr shkaktoi zemërim kur e quajti vajzën e tij 17-vjeçare Kai ‘seksi’ në fillim të kësaj jave. Ai dëgjohet duke bërë këtë koment në një video, ku ata ishin ulur krah për krah në karriget e grimit teksa po përgatiteshin për Konventën Kombëtare Republikane.

Kai foli në konventën ku gjyshi i saj u konfirmua si kandidati i partisë për zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në videon e postuar në llogarinë e vetë Trump Jr në TikTok, 46-vjeçari thotë: Kai, çfarë mendon, grimi më bën seksi si ti?

Vajza e tij adoleshente i thotë: Mendoj se dukesh shumë bukur. Trump Jr përgjigjet: Faleminderit Kai, më vjen mirë që mendon se dukem shumë bukur. 

Më tej ai shton: Jam i emocionuar për fjalimin e parë të Kai-t. Të dua Kai.

Video e tij, e shikuar më shumë se 8 milionë herë, ka shkaktuar zemërim në publik.

“Kjo tingëllon disi keq“, komentoi një person.

“Pra, në fakt ne nuk duam ta quajmë vajzën tonë seksi”, tha një tjetër.

Njëri shkoi aq larg sa tha: Mendoj se është e çuditshme dhe rrëqethëse nëse mendon se vajza jote duket seksi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA