Raporti i Komisionit Europian të Udhëtimeve për fluksin e hyrjeve të turistëve, Shqipëria e para në Ballkan! Rama: Histori e bukur suksesi

21/07/2024 13:21

Komioni Europian i Udhëtime duke analizuar e krahasur të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, parashikon se Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më ta madhe të turistëve, të cilët qëndrojnë në vendin tonë më shumë se një natë.

Këto të dhëna tregojnë se rritja e Shqipërisë projektohet të jetë para 86% duke lënë pas vendet e rajonit si Serbia me 48%, Mali i zi me 31%.
Statistikat e Komisionit Europian të Udhëtime, e listojnë Shqipërinë të parën jo vetëm për vendet e rajonit por edhe në Europë ku Portugalia renditet me 26% Greqia fqinje me 22% dhe Turqia 21%.

Raportin e Komisionit Europian të Udhëtimeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. Këto shifra sipas tij, tregojnë se “Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”.

Gjatë javës që po lëmë pas në një takim me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama foli edhe për një fushatë dizinformuese me qëllimin final shkatërrimin e asaj çfarë ka arritur Shqipëria në Turizëm. Sikurse tërhoqi vëmendjen për ata që abuzojnë me çmimet të cilëve u tha se “po i bëjnë gropën vetes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA