Në mjetin tip “BMW”, që u gjet e djegur këtë mëngjes në fshatin Bejaj të Mallakastrës, e që dyshohet se u përket autorëve të masakrës në Mallakastër, u konstatuan armë zjarri.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se vazhdon kqyrja e makinës për të verifikuar nëse u përket apo jo autorëve të atentatit.
Objektivi i sulmit me armë zjarri në një lokal në Memaliaj rreth orës 11.20 të mbrëmjes së djeshme ishte biznesmeni 74 vjeçar Shyqo Kalemi por viktima të të shtënave me automatik ngelën edhe dy persona të tjerë Gledio Muka dhe Marsel Çela, kamarieri dhe një klient i lokalit 36 vjeç dhe 47 vjeç. Një person i katërt Artur Kalem 57 vjeçi që gjendej gjithashtu në vendngjarje ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në spitalin e Gjirokastrës në reanimacion. Atentatorët që besohet se kanë mbërritur dhe janë larguar me automjet qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të objektivit, Shyqo Kalemi brenda një lokali pranë bashkisë së Memaliajt, pavarësisht se përreth tij ka pasur disa persona të tjerë.
Top Channel