Teksa ka njoftuar tërheqjen nga gara për President, Joe Biden ka bërë publike edhe propozimin e tij për të kandiduar zv.Presidenten Kamala Harris për garën e nëntorit përballë Donald Trump.
Ja deklarata e plotë e Biden për Harris, të cilën e postoi në X pak çaste më parë:
Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të përqendroj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.
Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente.
Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë.
Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e kandiduara e partisë sonë këtë vit. Demokratët, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin.
Le ta bëjmë këtë.
Top Channel